Java e 29 në Serie A, Napoli synon fitoren ndaj Leçe, Milani pret në shtëpi Empolin
Napoli kërkon të lërë pas humbjen e thellë të shkaktuar nga Milani në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Skuadra e Spaletit në orën 19 do të përballet me Leçen, në një ndeshje deri diku të lehtë në letër. Vendësit qëndrojnë në vendet e fundit në tabelën e klasifikimit, ndërsa në anën tjetër napolitanët janë shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë. Përballja e fazës së parë është mbyllur në shifrat 1-1.
Në fushë zbresin dhe dy gjigantët e tjerë të Serisë A, Milani dhe Interi. Kuqezinjtë presin në shtëpi Empolin e vendit të 14-të, ndërsa vijnë me moralin lart pas triumfit me rezultatin 4-0 ndaj kryesuesve të kampionatit. Skuadra e Stefano Piolit i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, ndërsa në anën tjetër Tonelli i ndëshkuar me karton të kuq.
Ndeshja hapëse e kësaj jave është ajo mes Salernitanës dhe Interit që luhet në orën 17. Aktualisht zikaltrit qëndrojnë në vendin e katërt në tabelë, ndërsa synim mbetet pozita që të dërgon në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm. Çalhanoglu, Skriniar e D’ambrosio janë mungesat kryesore për skuadrën e Inzagit, ndërsa cilësohet favorite për triumfin në këtë përballje.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës