“Je bërë qesharak”- Basha përplasje verbale me Bardhin jashtë kamerave në Kuvend

4 Shtator 2023 | 11:13

Në mbyllje të seancës ka pasur sërish një debat verbal mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës jashtë kamerave të Kuvendit.

“Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit.

”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi ishin ulur pranë njëri tjetrit në Kuvend gjatë seancës së sotme.

Në nisje të seancës u vu re një komunikim i tensionuar mes dy deputetëve, të cilët deri pak kohë më parë kanë pasur marrëdhënie të ngushta mes tyre.

Situata ka vijuar në një debat edhe mes kryeparlamentares dhe Bardhit për formën se si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Situata në PD| Bardhi zbulon kontaktet me ndërkombëtarët, ja çfarë kërkojnë

Bardhi përplaset me Nikollën: Ta harroni se PS do zgjedh kreun e grupit të PD

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026