“Jo shpërblim, të rriten pensionet”, të moshuarit në Vlorë ndihen të palumtur
Lumturia për pensionistët që jetojnë në Shqipëri duket e largët, e aq më pak për ata që jetojnë në fshatra.
Banoret e njësisë administrative të Novoselës nuk janë te lumtur, disa nga faktorët kryesor për këtë palumturi te tyre janë kushtet ekonomike por dhe largimet e te rinjve nga zona.
Të vetmet mundësi për të përballuar jetesën, kanë bujqësinë dhe blegtorinë, teksa edhe po shuhen, pasi vitet i rëndojnë mbi supe, por edhe mungesa e tregut dhe krahut të punës ndikojnë negativisht.
Për ta bonusi i fundvitit nuk i zgjidh asnjë hall dhe se shumica e tyre preferojnë rritje pensioni për të përballuar të gjithë vitin.
“Ne shtëpi, shumicën e kohës në shtëpi dhe merrem me ndonjë aktivitet personal, kështu, bace, bujqësi, ndonjë kafe, asnjë lloj aktiviteti tjetër.”
“Si e kam kaluar periudhën deri tani? Mirë, jo keq. Unë jam pensionist, por akoma s’e kam marrë pensionin, kur të më dalin. Kam një pakicë bakshishi. Shumë fare re tani, mos e pyes, ka ndryshuar shumë. Dal tani kur të marr pensionin. Kanë ikur të gjithë në emigracion, sepse është situata e mirë shumë andej, ikin.”
“Më keq, jo mirë. Ne në fshat merremi me ato punët tona, bujqësi, vreshta, ullinj; jo shumë i lumtur, siç duhet jeta, kështu vazhdon. Nuk ma ka shtuar mua ai, se ai sot e dha, nesër e merr; e dha me të djathtën, e merr me të majtën. Jo, nuk ka më të rinj, fukarallëk.”
“Pleqëri, pensionist, rri këtu anës xhadesë, produktet i shet ky shoku, se ky s’ka pension. Të rinj nuk njoh, fëmijët e mi nuk i kam këtu, të larguar.”
“Unë vij, por çfarë gjendjeje është fshati, vij në vendin tim; jo, jo, nuk kthehem më, këtu jam, andej e kam ndërtuar, andej kam djemtë. Unë kam dalë andej në pension, por këtu është qesharake, unë jam i lumtur se jam andej, marr andej lekët, i lumtur me 200-100 lekë, s’mund të jesh.”
Referuar një studimi të kryer nga Eurostat për lumturinë tek moshat e treta, Shqipëria renditet nder vendet e fundit, duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë