Johnson: Nëse Putin do ishte grua s’do të kishte luftë në Ukrainë
Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse Vladimir Putin do të ishte grua.
Ai sugjeroi gjithashtu se duhet të ketë më shumë gra në pushtet dhe shtoi se Perëndimi duhet të mbështesë Kievin në strategjinë e tij ushtarake për të ndihmuar në ndryshimin e dinamikës së konfliktit.
“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte i kishte hyrë kësaj çmendurie. Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë. Ne me të vërtetë duam t’u japim ukrainasve qëndrueshmëri strategjike,” tha ai, raporton Skynews.
Ndërkohë, Emanuel Macron denoncoi sulmin ajror në Kremenchuck si një “krim të ri lufte”, duke u zotuar se mbështetja për Kievin nuk do të lëkundet.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij