Jupi e Baze kundër rikthimit të basteve: Vendim skandaloz e absurd
Ish-futbollisti Redi Jupi dhe gazetari Fatjon Baze janë shprehur kundër rikthimit të basteve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Jupi e ka konsideruar si çmenduri rikthimin e basteve duke shtuar se do donte të mbronte shtresat e varfra.
Ai tha që nuk dëshiron që paratë e basteve të futen në futboll.
“Të them unë që bastet duhen rikthyer kjo është çmenduri nga ana ime, e para sepse ne jemi në një pikë të caktuar të revulucionit të futbollit tonë. Unë në radhë të mbroja moralin, do doja të mbroheshin këto shtresa të varfra edhe janë një pjesë e vogël që vendosin bastet nga këta. Mua më intereson shtresa në nevojë. Unë nuk i dua paratë për futbollin nga bastet. Ne jemi i vetmi vend në botë në të cilën ku trokohet një ndeshje janë dakord të gjithë, pra janë dakord të gjitha palët”- tha Jupi.
Nga ana tjetër Fatjon Baze e ka konsideruar skandaloz rikthimin e basteve.
“Bastet si legalisht dhe ilegalisht kanë funksionuar. Është skandaloze që rikthimi i basteve kërkohet nga Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit. Të kërkojë rikthimin e basteve , kjo është skandaloze. Më duket absurde që kjo të ndodh në Shqipëri.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit