Juristi: Kaçi mund të jetë bashkëpunëtore e drejtësisë, prova përtej videos erotike
Juristi Jordan Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se Alma Kaçi, gruaja që shfaqet në videon seksuale në zyrën e ish-kreut të bashkisë së Kukësit Safet Gjici mund të jetë bashkëpunëtore e drejtësisë.
Masa e lehtë e sigurisë e dhënë ndaj saj është përjashtim nga rregulli masiv në atë gjykatë, sipas Dacit ku 90 për qind e masave janë arrest me burg, edhe pse mund të kenë pasur arsye të forta për të qenë në liri.
Kjo sipas tij nuk e përjashton mundësinë që Kaçi të ketë servirur informacione që kanë ndihmuar organin e akuzës.
“Mënyra se si është trajtuar me masën e sigurisë, në një kohë që njerëz të tjetër në pozitat e saj do ishin në burg, tregon mundësinë se mund të ketë servirur informacione dhe mund të jetë në të ardhmen një bashkëpunëtore e drejtësisë. Nuk është standard i zakonshëm që rasti i saj të ishte në arrest shtëpie, është përjashtim nga rregulli masiv në atë gjykatë, ku 90 për qind e masave janë arrest me burg. Mundet të zbërthejë gjithë skemën e asaj që ka ndodhur; ku, si, pse, dhe mund të shndërrohet në një bashkëpunëtore të drejtësisë e mund të përjashtohet fare nga dënimi. Mund të ketë dhënë informacione që kanë ndihmuar organin e akuzës”, shpjegoi juristi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)