Juventus drejt revolucionit, 11 lojtarët që pritet të largohen
Finalja e kupës së Italisë nuk është një arritje që do të shpëtonte sezonin e Juventusit, ndaj drejtuesit janë të pakënaqur me atë çka ka treguar skuadra. Situata është jo e qetë në Torino, ku krahas çështjes Allegri janë dhe shumë të tjera për t’u zgjidhur, ndërsa mediat italiane raportojnë për një revolucion në verë. Konkretisht bëhet fjalë për largimin e 11 lojtarëve dhe zëvendësimin e tyre me futbollistë cilësorë, në mënyrë që të synojnë fitimin e titullit të Serie A apo dhe Champions League.
Largimet do ‘ti përfshijnë të gjitha repartet duke nisur nga porta me Perin, për të kaluar më tej tek kapiteni Alex Sandro, si dhe Bremer që kërkohet në Premier League. 24-vjeçari Djalo, me gjasa do të huazohet në kampionatin italian ashtu siç ka ndodhur dhe me lojtarë të tjerë. Rabiot është i vetmi që duket i pashitshëm nga bardhezinjtë, por francezi nuk ka firmosur asgjë për të ardhmen. Amerikani Mckennie pritet të largohet, ndërsa as Miretii apo Caviglia nuk kanë bindur drejtuesit.
Synim mbetet bindja e Chiesas të qëndrojë tek Juventus, ndërsa Milik e Kostiç do të shiten. Kean po ashtu nuk po gjen ambientin e duhur në Torino dhe largimi është një opsion, së bashku me Iling Jr. Yildiz dhe Vlahoviç janë të paprekshëm, dyshja preferohet nga drejtuesit, e me gjasa sezonin e ri do të marrin në dorë frerët e skuadrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq