‘Ka rritje të hetimeve për korrupsion’, debat mes Alibeajt dhe Manjës

13 Maj 2022 | 11:07

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja janë përfshirë në një debat në Komisionin e Ligjeve, këtë të premte.

Alibeaj i ka thënë Manjës se mazhoranca ka kërkuar në konferencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), hetimin e kundërshtarit politik.

Ndërsa, Manja ka deklaruar ka një rritje të hetimeve për shkelje të barazisë së tenderave apo korrupsionit. Megjithatë, sipas Manjës, këto hetime nuk janë në nivelin e kërkuar.

Alibeaj i ka konsideruar deklaratat e mazhorancës ndaj SPAK-ut si ndërhyrje të pastër kundër frymës dhe parimeve të reformës në drejtësi. Ai ka pyetur Manjën se përse qeveria nuk ka lëshuar ton kërcënues në lidhje me dosjen 184.

Manja është shprehur se po ushtron rolin e ministrit të Drejtësisë dhe jo të prokurorit. Nëse SPAK do të kërkojë rritjen e numrit të prokurorëve, mazhoranca do e mbështesë, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026