Kakavijë, fundjava rikthen 15 mijë emigrantë në Greqi
Përgjatë fundjavës në Stacionin Kufitar të Kakavijës ka vazhduar fluksi i kthimit në Greqi të bashkatdhetarëve që kaluan festat e fundvitit në vendlindje. Sipas Policisë Kufitare në Kakavije janë rreth 15 mijë persona, të cilat në fundjavë kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të shtetit grek.
Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 10716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3073 në hyrje dhe 7643 në dalje, si dhe 2908 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 773 në hyrje dhe 2135 në dalje.
Nga pala shqiptare në Kakavijë po punohet me kapacitet të plotë dhe me masa të shtuara ndërsa numërohen 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje të tokës shqiptare. Policia Kufitare ka kërkuar nga pala greke shtimin e sporteleve të kontrollit për të evituar kohën e gjatë të pritjes në kufi. Fluksi i lëvizjes në drejtim të Greqisë pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë kësaj jave.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve