“Kam vuajtur gjatë me mamanë time”/ Pastori rrëfen përballjen me sëmundjen
Pastori Akil Pano komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me pranimin ose mospranimin e disa sjelljeve sociale mes të cilave eutanazia, nga ku rezulton se 89% e të pyeturve mendojnë se eutanazia është një veprim i pajustifikueshëm.
Ai tregoi përvojën personale me nënën e tij të sëmurë, të cilës siç tha i ka ndenjur për vite të tëra te shtrati duke përjetuar dhimbjen dhe vuajtjen e sëmundjes së saj të gjatë, duke e ditur se si do shkonte.
Sipas pastorit, eutanazia është një dorëzim dhe faliment përkundrejt dhimbjes.
“Kam historinë personale me nënën time dhe kam përjetuar dhimbjen dhe vuajtjen e sëmundjes së gjatë, shpërfaqjen e dashurisë në një dimension të pashfaqur ndonjëherë, duke i ndenjur te shtrati duke e ditur si do shkonte. E dini çfarë po ndodh në vendet ku eutanazia është legalizuar? Të rinj apo të reja në nën efektin e drogave shkojnë atje dhe thonë; jeta ime dhemb, atje ke lirinë të bësh një kërkesë dhe kjo mund të miratohet nga një komision. Problemi është si ta ruajmë jetën edhe kur jeta jote dhemb. Unë e shoh eutanazinë si dorëzim dhe faliment përkundrejt dhimbjes dhe vuajtjes”, tha pastori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës