Kamioni përplas autoveturën në Elbasan, 2 të plagosur

4 Janar 2024 | 13:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, ku një kamion është përplasur me një autovoturë në të cilën lëviznin dy persona.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjerja në automjet, të cilët janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.

Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026