Kampionati i volejbollit të femrave, korçaret mposhtën Pogradecin

17 Prill 2025 | 19:59

Skënderbeu ka avancuar në finalet e kampionatit shqiptar të volejbollit për femra, pasi mposhti në gjysmëfinale Pogradecin. Faza vendimtare luhet përballë Tiranës.

Skënderbeu është shumë pranë titullit kampion në volejboll për femra, trofe të cilin do të duhet ta fitojë në duelin ndaj Tiranës. Vajzat korçare kaluan me shumë meritë në fazën vendimtare të garës, pasi morën një fitore më herët ndaj Pogradecit, që nuk ishte dhe aq e lehtë.

U desh një përballje e tretë mes tyre për të konfirmuar biletën për korçaret, të cilat e mbyllën me 2 fitore në trion e derbit. Ndeshja e fundit e luajtur në “Tamara Nikolla” u fitua 3-2 nga të besuarat e Orlando Kojës, i cili në përfundim analizoi sfidën.

“Ndeshje e fortë, e dinim që Pogradeci do jepte maksimumin, ishte nivel i lartë, kështu që jemi të lumtur që dolëm në finale ndaj n kundërshtari që meritonte shumë”-tha Orlando Koja.

Ndeshja ishte me rivalitet, sic e pamë, urime Pogradecit, por besoj ne e merituam finalen”,-tha Elena Bego.  

Për një nga lojtaret me te rëndësishme pogradecare si Paola Gjata, është arritje që u rikthye fryma e volejbollit në qytet bashkë me tifozët ndërsa tregon se tanimë Pogradeci do të shohë vetëm objektiva për lart

“ Jam shumë krenare që i sollëm tifozët në shkallët e stadiumit, shumë krenare që arritëm deri këtu”,-u shpreh Paola Gjata.

Titulli kampion do të vendoset tani nëpërmjet setit të finaleve që luhet mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026