Kampione bote në ski, italiania që përfaqëson Shqipërinë uron festat e Nëntorit
Skiatorja Lara Colturi që përfaqëson flamurin shqiptar ka arritur një rezultat historik.
Ajo është renditur e 12-ta në Kupën e Botës qe u zhvillua në pistën e Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa një vit më parë, në të njëjtën pistë ajo u rendit në vendin e 17-të.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo uroi shqiptarët për 28-29 Nëntor, duke qenë se nëna e saj është shqiptare dhe i ndjen këto festa jo vetëm prej faktit se përfaqëson Shqipërinë.
“Unë i uroj të gjithë shqiptarëve që të kalojnë festa të bukura dhe të rrijnë në të ngrohtë meqë unë nuk mundem, pasi jam gjithë kohës në të ftohtë dhe të festojnë këto dy-tre ditë festive,” – u shpreh Colturi.
Ajo është pjesë e Sport Klub Tirana, klubit të njohur, sportistët e të cilit kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo mundësi Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës.
Colturi tha për Euronews se gara e ardhshme do të jetë në Kanada dhe më pas do të ketë të tjera gara deri në mars. Sfidat e saj nisin pas një jave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar