Kampioni Hadribeaj: Prania e Mike Tyson në stadium kushtoi gjysmë mln dollarë

20 Nëntor 2023 | 07:51

Boksieri Ermal Hadribeaj ishte i ftuar për një intervistë në “Good Morning Albanians” për të folur rreth eksperiencës së tij në WBC.

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar ËBC në peshën super të lehtë. Ai kishte përballë boksierin Carlos Molinas, ndaj të cilit fitoi “KO” në raundin e nëntë të ndeshjes. Në emision ai foli mes të tjerave edhe për gjestin e Mike Tyson i cili e përshëndeti boksierin fitues duke bërë me duar shqiponjën.

Hadribeaj tha se do i kishte pëlqyer të ishte trajnuar nga ai boksier por shuma që do duhej të paguante për këtë do të ishte shumë e lartë. Ai tha se vetëm për të marrë pjesë në këtë event, ai është paguar afërsisht gjysmë milion.

“Edhe pse ai ishte i ftuar në atë event, shuma që ai kishte aty ishte afërsisht gjysmë milioni, vetëm që ai të vinte aty. Por ia vlente”,-tha Hadribeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024