Kanadaja ratifikon marrëveshjen e njohjes së pensioneve për shqiptarët
Parlamenti i Kanadasë ka ratifikuar marrëveshjen e ndërsjellët me Shqipërinë për sigurinë sociale duke u dhënë të drejtën qytetarëve të dy vendeve që të përfitojnë nga kontributet.
Ratifikimin e marrëveshjes e kanë përshëndetur kryemistri, Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Kryeministri Rama thotë se të drejtat e plota nga kontributet në punë do të hyjë në fuqi më 1 gusht.
Janë mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada që përfitojnë nga kjo marrëveshje por edhe një numër më i vogël kanadezë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.
Marrëveshja ka si qëllim të shmangë mbulimin e dyfishtë për të njëjtën periudhë dhe bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet.
Në bazë të marrëveshjes asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar, pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.
Nga kjo marrëveshje shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.
Nënshkrimi erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.
Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë marrëveshje në shtator 2019.
Shqipëria ende nuk ka një marrëveshje të tillë me Greqinë dhe Italinë ku jeton dhe punon pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë.
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)