Kandidatët e PD për këshillin bashkiak të Vaut të Dejës i “bashkohen” Berishës

10 Prill 2023 | 11:43

Kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës përmes një deklarate publike kanë shprehur mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.

Në deklaratën që mban emrat dhe firmat e tyre, ata shprehet se distancohen nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, “për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit”.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është Deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listën tonë për këshilltarë bashkiak janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë  janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të Zef Hiles si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Vau Dejës me 14 maj”, thuhet në deklaratën e kandidatëve për këshilltarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Denoncon PD: Policia shoqëroi dhe shantazhoi kandidatët tanë në Vaun e Dejës

Kandidatja e PD në Vaun e Dejës-Berishës: Zoti non grata nuk bashkëpunoj me ju

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026

“Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private

Pushimet verore janë kthyer në një luks për shumë qytetarë vlonjatë, veçanërisht për pensionistët, të cilët thonë se nuk arrijnë të përballojnë tarifat e plazheve...
19:58 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026