Kaos në parlamentin e Serbisë/ Opozita i kërkon Vuçiç zgjedhje të parakohshme
Opozita në serbi ka bllokuar punën e parlamentit dhe ka kërkuar që presidenti Aleksandër Vuçiç të shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Me debate të forta është shoqëruar seanca plenare në parlamentin e Serbisë. Përfaqësues të disa partive opozitare kanë bllokuar punën duke vërshëllyer dhe ngritur pankarta në sallë.
Deputetët filluan ta bllokojnë punën e kuvendit, teksa po diskutohej ribalancimi i buxhetit. Pasi u miratua rendi i ditës, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma filluan të pengojnë punën e parlamentit por dhe fjalimin e kryeministres Ana Bërnabiç.
“Ata nuk duan që pensionistët të kenë rritje, sepse kjo rritje është e paraparë me këtë ribalancim. Nëse ia dalin me bllokadë, të cilën nuk duhet ta lejojmë, do të pengojnë edhe nënat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeç të marrin ndihmë sepse e gjithë kjo parashikohet me këtë ribalancim buxhetor”- tha Ana bërnabiç, kryeministre e Serbisë
Bërnabiç theksoi se sa më e zhurmshme të jetë opozita aq më e fortë do të luftohet, sepse nëse opozita fiton nuk do të ketë rroga, pensione dhe rrugë. Më herët, opozita serbe ka paralajmëruar bllokim të parlamentit derisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç të shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë