Kapen 7 mijë euro, 48 orë ndalim për zyrtarët e arrestuar në Graçanicë
Dy zyrtarët komunalë të arrestuar në Graçanicë janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka njoftuar se bëhet fjalë për zyrtarë nga Drejtoria e Kadastrës dhe Pronës, të përfshirë në veprat keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e ryshfetit, pasi kishin kërkuar nga një qytetar 25 mijë euro për përfundimin e një lënde për bartjen e pronësisë.
V.S. dhe Z.M., janë kapur sot në flagrancë, duke pranuar mjetet monetare me qëllim të përfundimit të lëndës.
Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e V.S. ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 mijë euro, si dhe në shtëpinë e të dyshuarit tjetër D.F. ku janë gjetur e sekuestruar 2 mijë euro.
Po ashtu janë sekuestruar 7 telefona mobilë personal, pronë e të dyshuarve, të cilët do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut