Kapen mbi 32 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohen dy shtetas

16 Shtator 2025 | 11:37

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën këtë të martë dy raste të mosdeklarimit të të hollave nga shtetas që udhëtonin në kufi, duke sekuestruar mbi 32 mijë euro dhe 30 mijë lekë.

Policia bën me dije se u ndalua shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në hyrje të vendit me 11 985 euro dhe 30 000 lekë në çantë, të cilat nuk i kishte deklaruar. Ndërsa shtetasi F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi, u kap në dalje të vendit me 20 000 euro të mosdeklaruara.

Pas veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori. Për dy shtetasit është ngritur procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shumat e parave janë sekuestruar si prova materiale.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026