Karamuço: Është ndaluar personi i parë për atentatin e Rinasit
Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se policia ka shoqëruar sot një person lidhur me atentatin e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri.
Karamuço tha se edhe atentati i ndodhur në Lushnjë ku mbeti i plagosur shtetasi Julian Sulo, i njohur si Juli i Pashakos dhe rival i bandës së Aldo Bares është përdorur i njëjti mekanizëm si në rastin e Rinasit.
“Në lidhje me ngjarjen e Rinasit, aktualisht, para disa orësh, është ndaluar personi i parë. Nuk dihet ende çfarë lidhje ka pasur ai me ngjarjen e Rinasit, por personi i parë është ndaluar pasi policia ka informacione për përfshirjen e tij në këtë ngjarje. E dyta që mendohet është se, nëse policia shkon me prova drejt atij dyshimi se ka një prapavijë të krimit të organizuar në këtë ngjarje, atëherë kjo dosje do t’i kalojë SPAK-ut. Këto janë dy gjërat që mund të them për këtë. Edhe ngjarja e Lushnjës është e njëjta skenë e vrasjes si në Rinas, njësoj. Domethënë, ka dyshime se kjo ngjarje mund të jetë një zgjatim i Rinasit, por këto janë vetëm dyshime dhe pikëpyetje që duhet të zbardhin policia dhe prokuroria. Ky është një zhvillim i mirë, të paktën kemi një person të ndaluar për ngjarjen e Rinasit. Nuk dihet ende çfarë roli ka dhe çfarë cilësie ka ai, por është thirrur dhe lidhet me ngjarjen e Rinasit. Pra, kemi një zhvillim, që është domethënëse”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 13:14 Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 13:13 Mbreti Charles, monarku i parë që zbulon faturën e taksave