Karamuço: Këto janë shtetet që kanë shërbimet më të fuqishme sekrete në Tiranë

30 Korrik 2025 | 21:07

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuco tregoi në emisionin Now në Euronews Albania si funksionojnë shërbimet sekrete të vendeve të huaja në vendin tonë.

Ai u shpreh se shërbimet sekrete ose agjenturat janë mike dhe armike, ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan CIA që ndryshe nga agjenturat e tjera kanë stacionin e tyre në vendin tonë.

“Shërbimi ynë sekret ka dy degë; ajo kombëtare dhe ndërkombëtare, pra zbulimi dhe kundërzbulimi. Në degën kombëtare shtrirja e brendshme dhe funksionet e institucionit që kemi janë të lidhura me ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin, trafiqet, krimin e organizuar, që ndiqen brenda vendit dhe kanë të bëjnë me parandalimin e akteve, që lidhen me të huaj por edhe vendas. Në nivel ndërkombëtar si shërbim jemi ende aktiv në rajon por edhe më gjerë. Ne kemi pasur një rrjet shumë aktiv në Britaninë e Madhe, kryesisht për krimin e organizuar të lidhura me celula që bënin trafikun e paligjshëm.

Jemi aktiv në disa prej këtyre shteteve për çështje konkrete ku kërkohet ndihma jonë për shkak të paligjshmërisë së grupeve kriminale. Këtu te ne ka shërbime inteligjente, pranë çdo ambasade. Disa prej tyre si CIA kanë stacioni e tyre, ka më shumë se dy agjentë dhe bashkëpunëtore, disa linja që koordinohet nga shefi i stacionit. Te ne ka qenë një grua tani është një burrë, por japin një ndihmë të jashtëzakonshme për shtetit shqiptar që nga viti ‘91. Gjatë luftës në Kosovë stacioni i CIA për herë të parë është zhvendosur në Shkodër për çështje sigurie dhe rakordimit të informacionit. Kemi dhe agjentura të vendeve jo mike, që kryejnë një aktivitet që nuk është konform interesave të shtetit shqiptar; marrin informacion, japin, spiunazh industrial. Janë shumë shërbime prezente në Shqipëri edhe nga Lindja e Mesme. Veç Mosadit, por edhe nga vende arabe, sidomos para luftës së Kosovës apo para se të bëheshim anëtarë të NATO. Ato mbahen nën mbikëqyrje me kë janë të lidhur, shumë prej këtyre celulave vazhdojnë punën e tyre dhe ne i mbajmë në monitorim. Ka edhe grupe që kryejnë misione ilegale”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026