Kardinali Ernest Simoni Troshani: Aborti dhe divorci janë mëkate të tmerrshme

24 Dhjetor 2022 | 18:40

Kardinali Ernest Simoni Troshani i cilëson abortin dhe divorcin, si mëkate të tmerrshme.

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, Troshani u shpreh se dikush që ka abortuar, mund të falet nëse me të vërtetë është penduar.

Në lidhje me divorcin, Troshani u shpreh se nuk lejohet thyerja e kurorës, pasi është ligj hyjnor.

Për njerëzit me orientim tjetër seksual, Troshani nënvizoi se duhet dëgjuar dhe zbatuar fjalën e Krishtit.

“Është mëkat i tmerrshëm. Të bëhet ligji prej njerëzve kundër ligjit të madh të Zotit është dëm i shpirtrave, se këta shkojnë në ferr. Ligjin hyjnor nuk mund ta atakojë askush. Kjo është hyjnore, nuk ka të bëjë me tendencat e njerëzve, me mendjet dhe opinionit. Çfarë ka vendosur Zoti, është e kryer. Po, kur pendohet.

Mbasi martohen, janë mëkatarë, nuk lejohet, është ligj hyjnor, nuk është punë njerëzish. Unë flas çfarë ka thënë Krishti. Kush nuk zbaton fjalën e Krishtit, duke shkuar në mbarë  botën para se të ngrihej në qiell, Krishti tha; predikoni fjalën time, kush ka për të besuar atë që them unë, do të pagëzohet, do të sulmohet. Kush nuk ka për të besuar do të dënohet. Ka thënë ky është Zoti, unë jam Zoti yt, tjetër Zot të mos kesh. Është autokrat Zoti, jo demokrat “, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026