Karkaleci pushton Myzeqenë, autoritetet: Fermerët të veprojnë vetë

15 Qershor 2022 | 18:59

Kolonia e karkalecave ka pushtuar arat e mbjella dhe ato djerrë në Myzeqe. Dhjetëra hektarë janë  infektuar nga ky dëmtues i kulturave bujqësore.

 Ky është fermeri ,Elidjon Gega nga Komuna Dërmënas  nga  Fieri që po përpiqet të mbledhë atë cka mbetur nga jonxha e tij.

Ai thotë se karkaleci po mbush tre javë që  ka pushtuar  tokat bujqësore.

“Karkaleci ka tre javë që ka rënë. Duhen marrë masat, i ka dëmtuar të tëra jonxhat. Kemi kërkuar ndihmë dhe s’ka bërë njëri spërkatje” . pohon ai.

Një tjetër fermer nga fshati  Seman i Fierit pohon se Insekti po  përparon cdo ditë drejt tokave në brendësi të fshatrave.

“Ai ka arritur deri  afër parcelave tona, por akoma nuk është futur këtej, si nga vitet e tjera. Nga vitet e tjera na ka dëmtuar shumë ,por duhet dezinfektuar që të mos arrij deri atje sepse po arriti të futet brenda  nëpër parcela, bën dëm të madh” tha ai..

Kadri Gaxho, ekstencionist pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Lushnjë  pranon ekzistencën e  vatrave të infektuara në Myzeqe. Ai përmend edhe zonat  me infeksionet më të rënda.

“Janë informuar edhe organet kompetente, Është objekt më tepër i  Drejtorisë së Vlorës, Inspektoriateve, por edhe ne nga ana e jonë, kemi marrë informacionet dhe  kemi ftuar fermerët që të mos presin ndihmë por të fillojnë luftimin e tij nëpër parcela” deklaron ai.

Janë më shumë se 70 hektarë të infektuara deri më sot nga karkaleci në zonën e Myzeqesë. Tendenca është në rritje. Edhe pse disa herë problemi është bërë evident, infeksioni ka mbijetuar dhe sapo troket stina e nxehtë insektet rigjallërohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026