Kë ka ftuar ambasada amerikane e Kosovës në takim? Gazetari jep detaje
Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë detaje në lidhje me takimin që do të zhvillohet në Ambasadën Amerikane në Kosovë për asociacionin.
Në njnë intervistë për Euronews Albania, ai tha se në takim do të ketë politikanë, media, grupe të shoqërisë civile por edhe pjesëtarë nga opozita.
Më tej ai theksoi se po bëhet përpjekje që të krijohet ideja e konsensusit nacional.
“Ambasada ka ftuar këdo që është i vullnetshëm të shkojë atje sepse dëshirojnë që të krijojnë idenë e konsensusit nacional. Nuk është qeveria e Kosova që po e pranon asociacionin por është Kosova dhe i gjithë spektri politik që është pro asociacioni dhe kështu shpërndahet përgjegjësia.
Ka shoqëri civile dhe besoj se do të ketë edhe persona nga mediat, sepse duhet krijimi i merimangës së propaganda pastaj. Janë ftuar të gjithë opozitarët. Kurti nuk do të shkojë. Do isha shumë i lumtur që të jetë dikush që të thotë po unë e kam pranuar dhe këto janë arsyet. Ajo që po tentohet është të futen të gjithë, dhe është shumë e parëndësishme se si do të bëhet lufta brenda.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ngacmonte seksualisht të miturën, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari
- Spiropali: Bota në kohë tragjike, lufta në Ukrainë po kërcënon njerëzimin
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend