Kërcënimi i Metës me dorëheqje, Bushati: Mobilizim për të mos lejuar Ramën të vjedhë zgjedhjet
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë komentuar deklaratën e bërë nga Presidenti, Ilir Meta, i cili paralajmëroi se do të japë dorëheqjen nëse Partia Socialiste fiton 71 mandate me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për Andi Bushati deklarata lexohet në dy pikëpamje; nga një anë paralajmërohet vjedhja e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër nuk e sheh si deklaratë normale nga Presidenti.
“Po ta shihje të gjithë intervistën është një shqetësim mobilizimi për të mos lënë Edi Ramën dhe bandat e tij të mos vjedhin zgjedhjet ashtu siç i kanë projektuar. Po ta marrin literalisht më duket si deklaratë normale por unë nuk e shoh si politikan normal Metën”, deklaroi z. Bushati.
Kurse Baton Haxhiu e konsideroi deklaratën e Presidentit si qëndrim të njëanshëm duke e akuzuar se ka qenë në një llogore me opozitën.
“Meta me këtë deklaratë po kërcënon veten dhe me këtë deklaratë paragjykon prekjen e votës. Duhet të japë dorëheqjen dhe nuk ka pse pret 25 prillin”, u shpreh z. Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave