Kërkesa e SPAK për Ballukun, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor 2025 | 10:17

Pas më shumë se pesë orësh diskutime Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka shtyrë pa afat mbledhjen ku do të vendoset lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Mbledhja u shoqërua me debate lidhur me lejimin e anëtarëve për njohjen me dokumentet e prokurorisë dhe afatet që i duhen palës mbrojtëse për të paraqitur argumentet në Këshill. Avokati i zëvendëskryeministres kërkoi 3 javë kohë për tu njohur me dosjen voluminozre prej 10 mijë faqesh. Ndërsa prokurorët e SPAK deklaruan se do ishin për një afat më të shkurtër kohë. Pak para mbylljes së mbledhjes, u ra dakord që anëtarët e Këshillit të njiheshim me dokumentet e SPAK.

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit u mblodh paraditen e kësaj të premte në një takim me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.  Në nisje të mbledhjes Partia Demokratike kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, duke lejuar pjesëmarrjen e mediave dhe të gjithë deputetëve, si dhe qasje në provat dhe materialet përkatëse, përfshirë USB-të.

“Mbledhja të jetë e hapur për median dhe publikun, të marrin pjesë të gjithë deputetët, të na vihen në dispozicion provat dhe USB-të”, ka thënë Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste deklaroi se ishte kërkesë e prokurorëve të SPAK që mbledhja duhet të mbahet e mbyllur, për të ruajtur sekretin hetimor dhe për të lejuar pjesëmarrjen vetëm të anëtarëve të Këshillit.

“Mbledhja të jetë e mbyllur për të ruajtur sekretin hetimor, në mbledhje vetëm anëtarët e Këshillit”, ka thënë Taulant Balla.

Në mbledhje marrin pjesë prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko si dhe kreu i ri Klodian Braho ndërsa Balluku përfaqësohet nga avokati i saj Ardian Kalia.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Ballukun, ndërkohë që nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, për t’i dhënë kohë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi ankimin e kryeministrit Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026