Kërkesa për protesta, Zhupa shpjegon vendimet e Këshillit Kombëtar të PD

2 Tetor 2022 | 15:32

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se PD është duke organizuar protesta të të gjitha llojeve, me qëllim për të marrë maksimumin nga revolta popullore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa u shpreh se mbështetja masive që PD mori në protestën e 7 korrikut vazhdon të jetë e njëjtë edhe sot.

Ajo tregoi se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD është vendosur të organizohen protesta nga më të ndryshmet në koordinim me sindikata dhe grupe interesi.

“Ajo që nuk jemi në dijeni është që PD, edhe sot që flasim po merret me organizimin e formave të ndryshme të protestave në koordinim me sindikata dhe grupe interesi. Kem i zgjedhur të mbështesim forma të ndryshme të protestave. Do ta kemi edhe atë protestën e madhe shumë shpejt, por nuk është vetëm ajo zgjidhja, janë edhe format më të thjeshta të protestës, nga ato 1-orëshe deri te grevat ekstreme”, tha Zhupa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026