“Po hetonin ndonjë shkodran”, eksperti: Dekoratë vajzës që zbuloi grupin kriminal
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha në një intervistë për Euronews Albania se pjesa kryesore e meritës për zbardhjen e Ardian Nikulajt i takon vajzës, që siç tha dekonspiroi një grup shumë të rrezikshëm kriminalë.
Ai bëri thirrje që jeta e saj të merret në mbrojtje pasi është shumë e rrezikuar.
Rexhepi u shpreh se motori i përdorur nga personi që ekzekutoi Ardian Nikulajn është një mjet i fuqishëm që përdoret në ngjarje kriminale.
Por theksoi se nuk mund të vlerësohet vetëm nga fotot e dalë në media nëse motori që u gjet në Kakarriq i hedhur në një përrua është apo jo i njëjtë me atë të dalë më parë në media.
“Fakti që vajza shkoi vetë në polici, duhet dekoruar vajza. Duhet të merren masat, të çohet në një shtet tjetër, se merrni parasysh çfarë grupi të rrezikshëm kriminal dekonspiroi. Profesionalizmi i vrasësit nuk diskutohet, ai e kreu siç duhet atë që duhet të bënte. Ka çeduar vetëm në pjesën shqiptare, me dëshminë e vajzës. AND që kishte policia mund të ishte edhe e një konsumatori të rastësishëm. Kishin nisur të hetonin për ndonjë nga Shkodra”, tha Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë