Këshilla e profesorit: Jo mishin në ngrirje për disa muaj! Nuk reziston aq gjatë
Profesor Kapllan Sulaj ka treguar se mishi nuk duhet të konsumohet nëse qëndron për një kohë shumë gjatë në ngrirje.
Sipas tij duhet pasur kujdes me ruajtjen e këtij produkti. Ai këshilloi qytetarët se produktetet e mishit duhen mbajtu në një temperaturë -20 gradë celsius në mënyrë që të mund të konsumohen edhe pas 6 muajsh.
Megjithatë profesori Sulaj, i ftuar në “Good Morning Albanians” ka treguar se ka një mënyrë që të zgjatet jetëgjatësia e këtij produkti. Ai tha se nëse mishin e ruajmë në -40 gradë celsius, në kushte të mira frigoriferike, mund ta konsumojmë atë edhe pas një viti.
“Ajo që unë dua të theksoj është se konsumi pas datës së skadencës varet nga lloji i produktit mishi i cili ruhet në kushte kushte ftohje ose ngrirje, mund të konsumohet pas afatit të skadencës një javë më pas, jo më shumë. Në ngrirje mishi ruhet deri në një vit në kushte të mira, në 120 gradë. Afati më i mirë i ruajtjes është 6 muaj. Mund të shkojë edhe në një vit. Në rastet kur temperatura ulet në -40 gradë jeta e produktit mund të zgjatet”, tha Kapllan Sulaj për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 21:30 Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë