Këshilltari i Zelensky-t: Kam qënë në Tiranë 3 muaj para luftës, dua të rikthehem
Anëtari i Këshillit të Çështjeve Rinore për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, njëherësh delegat rinor nga Ukraina në OKB, Denys Ganzha deklaroi se ka qenë në Tiranë, 3 muaj para se të fillonte lufta.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Ganzha u shpreh se i ka pëlqyer shumë vendi ynë, teksa nënvizoi se do dëshironte që të kthehej përsëri.
“Isha në Tiranë, 3 muaj para se të fillonte pushtimi. Më ka bërë shumë përshtypje, më pëlqen shumë shteti juaj. Do të doja të kthehesha pas luftës, pse jo dhe të festonim së bashku dhe dua të falenderoj të gjithë që kanë pranuar ukrainasit, nuk njoh asnjë person personalisht, ama di me siguri që populli juaj është shumë bujar dhe ka pritur ukrainasit. Uroj që së shpejti të mund të festojmë së bashku për fitoren e Ukrainës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës