Euronews Romania nga kjo e mërkurë i bashkohet familjes së madhe të Euronews duke u bërë filiali i katërt në lindje në Evropës.
Me një skuadër prej 200 gazetarësh dhe teknikësh, Euronews Romania do të mbulojë gjerësisht lajmet kombëtare e ndërkombëtare.
Gjithmonë me synimin për të përcjellë lajme të balancuara me të gjitha këndvështrimet. Transmetimi live nis në orën 6 të mëngjesit deri në mesnatë.
“Ne po shohim krizën e madhe që po përjeton e gjithë bota, krizën e ushqimit dhe sot kemi intervista ekskluzive me komisionerët e BE-së dhe NATO-s. Po flasim se cilat mund të jenë zgjidhjet për Rumaninë, për Evropën dhe për të gjithë. Ne duam të sjellim këndvështrime për shikuesit tanë dhe t’u japim atyre një zë sepse kjo është ajo që është e rëndësishme për ne dhe audiencën, kjo është ajo që ne besojmë”, u shpreh Andra Diaconescu i Euronews Romania.
Euronews Romania është filali i katërt që nis transmetimin, në vitin 2019 nisi Euronews Albania, në 2020 Euronews Georgia, 2021 Euronews Serbia dhe këtë vit edhe Eurnews Bulgaria.
Euronews është një media kryesore evropiane e lajmeve, që transmeton lajme në 16 gjuhë. I njohur për raportimet e besueshme, Euronews transmetohet në 160 vende dhe 440 milionë shtëpi në mbarë botën.
Misioni i Euronews është të fuqizojë qytetarët që të formojnë opinionin e tyre, duke ofruar një shumëllojshmëri pikëpamjesh.
LEXONI GJITHASHTU: