Kim mbyll vizitën në Rusi, kthehet në shtëpi pas diskutimeve për armët

17 Shtator 2023 | 17:36

Mediat ruse njoftojnë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është duke u kthyer në shtëpi pasi përfundoi vizitën në Lindjen e Largët të Rusisë.

Që kur hyri në Rusi me trenin e tij të blinduar të martën e kaluar, Kim u takua me Presidentin Vladimir Putin dhe vizitoi vendet kryesore ushtarake dhe teknologjike, duke shkaktuar shqetësime të jashtme për një aleancë armësh midis dy kombeve të izoluara.

Media shtetërore e Koresë së Veriut nënvizoi fokusin që mbizotëroi gjatë udhëtimit të Kim, duke theksuar diskutimet e tij me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu për të zgjeruar “koordinimin strategjik dhe taktik” midis ushtrive të vendeve të tyre, ndërsa shqetësimet perëndimore rriten për një aleancë armësh që mund të arrihet mes Moskës dhe Penianit.

Bashkimi Europian dhe NATO kanë paralajmëruar Korenë e Veriut për pasoja të mëdha nëse vendos të furnizojë Rusinë me armë në luftën që po zhvillon ndaj Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026