“Kishin ankth, shikonin rrugën”- Dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit

2 Maj 2023 | 16:35

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania detaje nga ngjarja e rëndë në jug të vendit.

Gjini tha se në rrugë private familjarët kanë siguruar dhe dëshminë e personit i cili ishte natën e ngjarjes me dy të zhdukurit. Sipas dëshmisë, Leonard Theodhori, 46 vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes. Ai shihte gjithë kohën makinat që kalonin në rrugë dhe teksa Fatmir Sulovari e pyeste pse ishte në atë gjendje, ai përgjigjej “kujtoja se ishin ata”.

“Unë e kam dëshminë e djalit që ishte me ata atë natë. Djali në dëshminë e tij thotë se këtë natë dy të zhdukurit ishin shumë në ankth. Sidomos Koçolja, personi i dytë i humbur shikonte shpesh në rrugë, çdo makinë që kalonte dhe Fatmiri e pyeste pse e ke gjithë këtë ankth. Ai thoshte dyshova se ishin ata. Dikush e merrte në telefon “Koçolen”, dhe kur Fatmiri e pyeste kush ishte, “ishte ai”, përgjigjegj. Dhe ai mbeti gjithmonë një enigmë. Unë nuk besoj kurrë se mund të jetë një ekzekutim për 8 milion lekë, nuk besoj që njerëz profesionistë të organizojnë gjithë këtë të rrëmbejnë dy persona dhe të marrin pasoja të rënda ligjore për 8 milionë lekë”, tha miku i Sulovarit.

Sipas Gjinit, dyshohet se shkak për pengmarrjen është bërë një tokë që “Koçolja” përflitet se e ka shitur dy herë. Por ai tha se personalisht nuk mendon se kjo pengamarrje të ketë të bëjë me shifra 8 milionë lekë, pasi asnjë vrasës profesionist nuk merr përsipër pasoja të tilla ligjore dhe të rrëmbejë dy persona për këtë shifër.

Policia e Sarandës ka arrestuar 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Sipas policisë ai ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. 28-vje♪5ari dyshohet se është pronari i banesës së dhënë me qera në fshatin Nivicë, ku dyshohet se u mbajtën dy të zhdukurit dhe ku u gjet makian e dyshuar e rëmbyesve.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026