Kita Sallabanda: E operova kur ishte i vogël, sot është avokat i njohur në Shqipëri
Neokirurgu Kita Sallabanda tha në “Good Morning Albanians” se ka pasur raste emocionuese gjatë karrierës së tij si kirurg.
Ai ka treguar se në mendje i ka mbetur rasti i një djali të vogël të cilin e kishte operuar dy herë për shkak të masës së madhe tumoriale në trurin e vogël.
Ky fëmijë, pas 25-26 vitesh e kishte gjetur doktorin dhe e kishte falënderuar për faktin që i kishte shpëtuar jetën, e sipas kirurgut ai tashmë është një avokat shumë i njohur në Shqipëri.
“Kam pasur një fëmijë që i kam bërë operim në trurin e vogël. Ai ka qenë gati në periudhën e humbjes së jetës. E kam operuar dy herë sepse ishte një tumor kaq i madh sa nuk mund ta hiqja menjëherë, pasi po ta hiqja menjëherë mund ti shkaktoja dëme fëmijës.
Ky fëmijë pas 20 e ca vitesh, më gjeti dhe ai është sot një avokat i njohur në Shqipëri. Ai më gjeti dhe më tha “doktor prindërit më kanë thënë që ju më keni operuar dhe unë dua t’ju falënderoj për këtë operacion që unë sot jam gjallë falë jush”,-tha mjeku Sallabanda.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë