“Vis Martinajn e çova në Vorë”- gazetarja zbulon dëshminë e Jeton Lamit
Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania se Jeton Lami, ish-efektivi i policisë, personi i fundit që ka parë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, ka mohuar të ketë lidhje miqësore me të.
Lala u shpreh se Prokuroria e Kurbinit ka përfunduar hetimet për Jeton Lamit, i cili për 6 muaj ka refuzuar të japë deklarime, ndërsa në fund të hetimit ndaj tij ka sqaruar disa momente lidhur me Martinajn.
Sipas gazetares, Lami ka deklaruar se e njihte prej 10 vjetësh në distancë Ervis Martinajn, po nuk kishte miqësi të ngushtë me të.
“Jeton Lami ka deklaruar se është takuar rastësisht me Martinajn në një ambient në Zogun e Zi ku ky i fundit i ka kërkuar ta shoqëronte në Durrës, në ambientet e një hoteli luksoz ku është filmuar nën shoqërinë e një vajze, dhe të nesërmen e ka marrë prej andej dhe e ka çuar në Vorë ku më pas është zhdukur pa asnjë gjurmë. Lami ka sqaruar pozicionin e tij. Ndryshe nga sa mendohej se do të hidhet dritë mbi fatin e Martinat, Lami nuk ka pranuar ta ketë shoqëruar kundrejt pagesës”, tha Lala.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh