KLP jep masë displinore ndaj prokurorit në Shkodër, zbardhet motivi

29 Tetor 2024 | 12:39

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor për prokurorin Agron Bushati.

Kjo pasi ai ka zvarritur në mënyrë të pajustifikuar nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për vendim penal të formës së prerë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer hetimet, pasi një ankues i është drejtuar ILD-së me ankesë ndaj magjistratit Bushati.

Ky i fundit sipas KLP thuhet se ka zvarritur për një periudhë prej 3 vitesh e 9 muajsh  nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal për ankuesin.

Nga hetimi u konkludua, se mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje disiplinore, të cilat cënojnë figurën e magjistratit dhe besimin e publikut tek drejtësia.

Inspektori  Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që prokurorit Agron Bushati, t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën, duke caktuar si masë disiplinore ndaj prokurorit atë të “vërejtjes publike”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026