Koalicioni “Bashkë fitojmë” hap fushatën më 15 prill, pse u zgjodh “Air Albania”

11 Prill 2023 | 13:22

Koalicioni “Bashkë fitojmë” do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale të shtunën më 15 prill. Berisha dhe Meta pritet të jenë bashkë në ceremoninë që pritet të mbahet në “Air Albania”, ku të pranishëm do të jenë dhe 61 kandidatët që do të garojnë më 14.

Gazetari Ardit Hoxha ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me vendin se ku do zhvillohet hapja e fushatës.

“Do të jetë e shtuna e ardhshme data 15 prill ora 12 momenti kur koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të statrtojë zyrtarisjht fushatën elektorale për 14 majin. Megjithëse duhet të saktësoj se deri më tani në Durrës, në Elbasan dhe në Fier, ka pasur çelje të fushatës me takime të mëdha  elektorale me takime në këto qytete.

Por ky organizim i ditës së shtunë do jetë më ndryshe, pasi do shikojmë për herë të parë zotin Berisha dhe Zotin Meta bashkë me të gjithë 61 kandidatët që do garojnë për koalicionin “Bashkë fitojmë”.

Organizimi do bëhet në stadiumin “Air Albania”, për të sjellë edhe një herë në memorien e demokratëve, mbështetës të zotit Berisha, takimin e 11 Dhjetorit, aty ku mori hov lëvizja e zotit Berisha për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike apo të Selisë dhe të ambienteve ku tashmë zhvillon mbledhjet”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024