“Koka e gjarprit e trafikut të drogës”, media britanike artikull për Shqipërinë
Media britanike “The Spectator” së fundmi i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare, që sipas saj ka pushtuar Europën.
“Koka e gjarprit të trafikut të Europës është Shqipëria”, kjo është ajo që ka vendosur në qendër media në fjalë. Sipas “The Spectator”, pikat më të forta të mafies shqiptare janë disiplina, besueshmëria dhe profesionalizmi i gangsterëve…veçanërisht me organizatat e tjera kriminale.
Sipas saj rrjeti i fuqishëm mafioz i Shqipërisë është përhapur në Perëndim prej dy dekadash. Vitin e kaluar, qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasuroheshin dhe po bëheshin më të dhunshme, ndërsa zgjeronin drogën dhe trafikun e njerëzve. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani.
Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latino-amerikane, të cilat furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontrabandë në Europë,” shkruhet në artikull.
“Ëilliam Barr tregoi se si kartelet meksikane përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të ngulitur veten. Ky ka qenë edhe modus operandi i mafies shqiptare. Në vitin 2016, Europol, agjencia e BE-së për bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit, raportoi se 90 për qind e emigrantëve që arrinin në BE, përdornin një rrjet kontrabande, duke gjeneruar nga 5 deri në 6 miliardë dollarë për bandat kriminale. Duke punuar me mafien italiane, shqiptarët, sipas një instituti francez, kanë korruptuar mijëra nëpunës civilë, të cilët për këtë arsye mbyllin sytë ndaj cilësisë së letrave false apo edhe ndihmojnë në nxjerrjen e tyre”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer