“Koka vlen pak në Sarandë”, miku i të zhdukurve: Për Koçolen e Krasniqin bënë 4 foto

21 Maj 2023 | 11:58

Miku i dy të zhdukurve në Sarandë Fatmir Krasniqi dhe Leonard Theodhori, i njohur ndryshe si Koçolja, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se policia nuk ka bërë hetimet që duhet të bënte lidhur me rastin.

Sipas tij ata as nuk kanë zbritur nga makina në momentin që kanë bërë foto nga vendngjarja. Altin Gjini shtoi gjithashtu se në Sarandë është shumë e lehtë të fshehësh krimin pasi ka 2000 hotele e 2000 miqësi, gjë që sipas tij e bën shumë të letë “të humbësh kokën”.

“Policët nuk hapën makinën për të kërkuar gjurma ADN-je po bën foto nga jashtë, pa zhbritur nga makina. E gjithë jeta e Koçoles dhe Krasniqit ishte vetëm 4 shkrepje celulari. Po të mendoni për një çast Saranda, ka 2000 hotele të nivelit të lartë, luksoze. Në 2000 hotele janë 200 pronarë, janë 2000 familje, janë 2000 miqësi. Është një vend tepër i rrezikshëm për të tilla raste.

Ka shumë pak kosto koka në Sarandë. Me mundësitë që ka Saranda sot, me një neglizhencë të jashtëzakonshme, duke na gënjyer ne hallexhinjve, ajo kamer s’punon, këtë e ka bashkia e këtë policia, kemi 8 ditë, për 8 ditë edhe të paaftë të ishin ata që kanë bërë atë vepër kriminale, koha ua zgjidh kollaj”,-tha Altin Gjini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026