Varhelyi: Vizita ime në RMV dhe Shqipëri, sinjal i fortë për perspektivën Europiane të dy vendeve
Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të zhvillojë sot vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Oliver Spasovski dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe liderin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.
Në takimet e programuara me liderë të lartë të vendit do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Franca dhe rrjedhën e reformave në vend, veçanërisht miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike.
Vizita e Komisionerit Varhelyi në rajon vijon nesër në Tiranë.
Në një deklaratë për shtyp përpara nisjes së tij, Varhelyi tha se vizitat e tij synonin të theksonin angazhimin e komisionit për perspektivën e anëtarësimit të dy vendeve.
“Duke udhëtuar në vizitën time të parë si komisioner në Ballkanin Perëndimor, në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, dua të dërgoj një sinjal të fortë se për Komisionin dhe për mua personalisht perspektiva e Bashkimit Europian për këtë rajon është prioritet,” tha z. Varhelyi.
“I qëndrojmë propozimit tonë për të hapur bisedimet e anëtarësimit me të dyja vendet dhe po punojmë për ta bërë realitet sa më shpejt,” shtoi ai.
Komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit veçoi vizitën që do të ketë në Durrës, qytetin bregdetar që u prek ndjeshëm nga tërmeti i nëntorit të shkuar dhe kujtoi konferencën ndërkombëtare të donatorëve që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.
Komisioni Evropian do të publikojë një mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, pritet të miratohet në mars.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë