Komisioni i Rithemelimit mblidhet në selinë e PD

6 Prill 2022 | 13:26

Komisioni i Rithemelimit është mbledhur mesditën e sotme në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës. I pranishëm në këtë mbledhje është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazetari i “Euronews Albania”, Ardit Hoxha raporon se gjatë kësaj mbledhjeje, është diskutuar për riorganizimin e partisë në nivel qendror, por dhe në të gjitha degët.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe deputetët që mbështesin Berishën, kanë diskutuar për organizmin e partisë.

Burimet bëjnë me dije se mund të ketë mbledhje të Grupit Parlamentar këtë javë. Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të ketë një deklaratë për mediat pas mbledhjes.

Kjo mbledhje, vjen pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës që e cilësoi të ligjshëm Kuvendin e 11 Dhjetorit, të thirrur nga Berisha.

Ndërkohë, dje ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me Enkelejd Alibeajn, teksa e quajti atë si kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike.

Kjo solli edhe reagimin e Komisionit të Rithemelimit, duke thënë se diplomatja po ndërhyn në çështjet e brendshme të një partie politike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026