Kontrabanda e cigareve, Shqipëria humbet 100 mln euro çdo vit nga tregtia ilegale

16 Shkurt 2024 | 18:04

83 shtete të botës u mblodhën në Panama për të koordinuar punën në eleminimin e tregëtisë së paligjshme të duhanit, e cila në nivel global përllogaritet të jetë në nivelin e 11%, ekuivalente me 44,7 miliard dollarë.

Shqipëria ende se ka nënshkruar këtë konventë, edhe pse niveli i kontrabandës është në nivele tejet të larta.

“Sipas shifrave zyrater të pranuara nga qeveria shqiptare llogaritet në 30% ndërsa studimet tona kanë treguar që është 35-40% tregëtia e paligjshme, 100 mln euro ne humbasim nga tregëtia e  paligjshme, pa llogarit dëmin që shkaktohet në shëndet publik”, tha Roland Shuperka, ekspert për duhanin dhe alkoolin.

Futja e cigareve kontrabnadë në vend, sipas ekspertit Roland Shuperka është njëra anë. Ana tjetër është mos kotrrolli i produktit vendas.

“Ne doganojmë 3 mijë ton duhan çdo vit, kosova cdonagon 4200 dhe maqedoni 4100 tonw duhan çdo vit, dhe ka ardhur koha që edhe Ministria e Bujqësisë duhet të jetë me prezente në këtë fushë, të marr masa sa prodhohet, sa mbillet  me qëllim që të kontrrolohet dhe kjo tregëti e paligjshme”, tha Roland Shuperka, ekspert për duhanin dhe alkoolin.

Shuperka ngre zërin, për të kërkuar që vendi ynë të bëhet pjesë e konvetës për eleminimin e tregëtisë së paligjshme të duhanit, si e vetmja mënyrë për të ulur nivelet e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:52 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026