Korridori 8, Rama inspekton punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në kantierin e aksit Elbasan-Qafë thanë, pjesë e Korridorit 8.
Rruga që po ndërtohet fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, në fshatin Labinot Fushë dhe përfundon në kilometrin 44, në afërsi të pikës doganore Qafë Thanë.
“Jemi në lotin e parë të rrugës Elbasan- Qafë Thanë. Një vepër që do të zhvillohet në 8 lote ndërkohë që loti i parë dhe i dytë janë aktivë në këtë moment. Në vitin 2024 do vazhdojmë me hapjen e lotit te pestë dhe të gjashtë. Viti 2025 do jetë viti i lotit të 7 dhe të 8, duke qenë se ka të bëjë edhe me financimet si do të vazhdojmë. Është një pjesë e rëndësishme e korridorit të 8-të që nis nga fshati Labinot Fushë dhe vazhdon 44 kilometra ne një rrugë që siç e shikoni ju me të gjitha parametrat e autostradës moderne, kushteve të sigurisë edhe kategorisë së rrugës dhe vazhdon deri në afërsi të qafë Thanës.” – shpjegoi Ministrja Balluku.
Projekti do të shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje edhe një problematike që lidhet me mungesën e ndërhyrjeve ndër vite të sistemimit të shtratit të lumit Shkumbin dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave përreth, të cilat do të lidhen me Qendrat Administrative dhe Qendrat Administrative kufitare, por edhe do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës.
Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet