Kos nga Samiti: Paketa e zgjerimit ka sjellë dinamikë të re, u hapën shumë dyer
Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos gjatë fjalës së saj hyrëse në Samitin e kësaj të premte në Tiranë u shpreh se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe tani duhet ta bashkojnë me BE-në në formë institucionale.
Sipasa saj plani i rritje ka hapur shumë dyer në dy vite dhe se priten të hapen edhe mundësi të reja të tjera.
“Paketa e zgjerimit te BE e cila ka sjellë një dinamikë të re ne procesin e zgjerimit. Tashmë është një çështje me te cilën ne po punojmë. Gjithnjë e më shumë ka të bëjë me sigurinë, Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin perëndimor.
Këto takime për planin e rritjes po hapin gjithnjë e më shumë dyer. Shtëpia juaj, Evropa po u pret. Ju jeni pjesë e Evropës ne thjesht duhet ta bëjmë edhe në forme institucionale.
Sot kemi ardhur për të bërë një vlerësim të ecurisë dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë. Dy vite nga katër gjithsej jemi në pushimin mes dy pjesë. Tani është momenti i duhur për te bashkëbiseduar.
Dy nga 6 vendet e Ballkanit nuk kanë filluar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 55% të reformave të dakordësuar. Shoh një lidhje shumë të mirë të avancimin në procesin e anëtarësimit dhe reformave”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane