Vendimi i GJKKO për Ballukun, Rama-gazetarëve: Do të flas në konferencë (VIDEO)

21 Nëntor 2025 | 09:57

Kryeministri Edi Rama teksa pret jashtë Pallatit të Brigadave për liderët e Ballkanit Perëndimor ka patur edhe një komunikim me gazetarët. Rama u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin e marrë nga GJKKO lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Rama u përgjigj se te gjitha pyetjet do të marrin përgjigje në konferencë për shtyp. Ai iu drejtua gazetarëve që të marrin fjalën në konferencë dhe do të japë përgjigje.

“Për çdo pyetje do të marrësh përgjigje, gjithmonë. Vetëm fol me etikë. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do të thyej rregullat e do të të jap gjithmonë të drejtën e pyetjes. Por jo për miting por pyetje, për të marrë përgjigje”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026