Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë
Arrihet marrëveshja për zbatimin e marëvehshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është nënshkruar në vitin 2013, por nuk kishte gjetur zbatim.
Lajmin e ka dhënë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, njofton Miroslav Lajçak.
Në këtë takim ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi edhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.
Përmes kësaj marrëveshje të arritur, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës,të banuara më shumicë serbe, që nuk kanë paguar drita nga 1999, detyrohen të paguajnë faturat.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet