“Kosova ka nevojë për Shqipërinë”/ Arifi: Kurti të bënte lëshime ndaj Ramës
Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, foli në një lidhje direkte për Euronews Albania për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe marrëdhënien që ka kjo e fundit me Shqipërinë.
Ai e cilësoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si një ‘liberal të pakuptimtë’ dhe homologun e tij kosovar si një ‘patriot të pakuptimtë’.
“Z. Rama është një liberal i pakuptimtë dhe z. Kurti është një patriot i pakuptimtë, pra kështu i kisha përkufizuar të dy liderët”, tha Arifi.
Gjithashtu ai shtoi se Kurti duhej të tregohej më pragmatist në qasje me Ramën, pasi kjo do e ndihmonte Kosovën të avanconte akoma edhe më shumë. Më tej ai shtoi se Kurti duhet të bënte disa lëshime ndaj kryeministrit shqiptar në mënyrë që të avancojë më shumë në raport me Shqipërinë dhe ndërkombëtarët.
“Kosova ka më shumë nevojë për Shqipërinë sesa Shqipëria për Kosovën dhe në këtë këndvështrim Z. Kurti është dashur që të tregohet më pragmatist në qasje edhe nëse ndonjëherë z. Rama i ka bërë disa gabime, Z. Kurti për shkak të avancimit të Republikës së Kosovës është dashur që të bëjë disa lëshime të vogla vetëm që Republika e Kosovës të avancojë akoma më shumë në raport me Shqipërinë dhe në raport me ndërkombëtarët, jam i bindur që të huajt na përqeshin, thonë, këta nuk janë të aftë të komunikojnë mes veti”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona