“Kosova, pjesë e NATO”- ish-kryediplomati kroat: Prishtina të jetë në aleancë

5 Prill 2024 | 14:01

Kroacia do të mbështesë intergimin e Kosovës në NATO. Ish-ministri i Jashtëm kroat thotë se hyrja e Kosovës në aleancë do sjellë më shumë siguri dhe stabilitet për rajonin.

Miro Kovaç, ish ministër i jashtëm i Kroacisë ka komentuar shënimin e 75 vjetorit të NATO-s dhe 15 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike.

Ai tha se presin që shumë shpejtë edhe Kosova t’i bashkohet me të drejta të plota kësaj aleance. “Jemi shumë të gëzuar që i jemi bashkuar aleatëve tanë bashkë më Shqipërinë dhe gjithsesi presim që edhe Kosova shumë shpejt të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota”, deklaroi ish-kreu i diplomacisë kroate.

Duke folur për shqetësimet për një konflikt real në Ballkanin Perëndimor, Kovaç tha se është çështje e Bashkimit Evropian që të merret me sigurinë.

Ai tha se nëse ka ndonjë lloj agresioni brenda Ballkanit shtetet anëtare brenda NATO-s, do të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar që rendi e siguria të ruhet dhe të mbahet si e tillë.

Kovaç ka komentuar edhe rastin e Bansjkës me 23 shtator të vitit të kaluar, duke thënë se ishte një përpjekje për të shkaktuar trazira në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026