“Kosova s’mund të tregohet arrogante ndaj miqve”,gazetari: Duhet anëtarësimi në NATO
Gazetari Rid Berisha ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatë aktuale në Kosovë
Ai tha se është interes jetik i Kosovës që të bëhet anëtare e NATO-s në mënyrë që të mbyllet njëherë e emirë një ambicie e Serbisë për të destabilizuar atë. Berisha gjithashtu shtroi disa kritika për Kosovën.
“Sovraniteti klasik është ligjërim utopik sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjithë globi është kthyer në çështje të sigurisë. Kosova deri këtu ka ecur dhe po ecën me mbështetjen e jashtëzakonshme të miqve ndërkombëtar.
Vetë kryeparlamentari Konjufca tha se veprimet tona i kanë hidhëruar miqtë. Gjithashtu presidentja Osmani ka një distancim të lehtë nga vendimarrja e kryeministrit Kurti.
Kosova ka lëvizur deri këtu falë mbështetjes së ndërkombëtarëve. Kjo mbështetje e miqve tanë po kthehet me arrogancë, me moton që kemi të drejtë të ushtrojmë sovranitetin.
Ne e dimë këtë, por interesi i ndërkombëtarëve është që të përmbyllë njëherë e mirë çështjen e Kosovës, që të prodhojë stabilitet, paqe dhe të mos i japë shans Rusisë që të përdorë çdo vatër të paqëndrueshmërisë në Ballkan”,-tha Rid Berisha.
Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen