Kosovë/ Bllokada politike, avokati protestë të pazakontë: Rrethon me gomerë Kuvendin

3 Korrik 2025 | 11:21

Avokati Arianit Koci edhe sot do të vazhdojë protestën e tij simbolike para Kuvendit të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj bllokadës institucionale që ka përfshirë vendin. Ai sot e ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj deputetëve, duke sjellë disa gomarë para Parlamentit.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tashmë përgjegjës dhe faj kryesor për bllokadën politike në Kuvend është ‘Vetëvendosja’ që nuk e ndërron kandidatin, por faj ka edhe partia e parë, e dytë, e tretë. Kemi pasur seancë dhe 45 deputetë kanë munguar, ndërkohë shumicën prej tyre i kam parë në bregdetin e Shqipërisë. Problem serioz”, tha para Parlamentit avokati.

Pas para mbërritjes së tij në ambientet e Parlamentit, Koci njoftoi në rrjetin social facebook mbi formën e tij të protestimit duke e cilësuar si diçka paqësore, me mesazhin që askush nuk merr përgjegjësitë.

“Sot protestoj. Para Kuvendit. Do ta kam edhe një mbështetje të fuqishme… nga aleatët e veçantë. Do të ketë edhe media vendore dhe ndërkombëtare. Shteti është në bllokadë. Populli – në pritje. Milionat po humben. Askush nuk lëviz, askush nuk jep përgjegjësi.

Protesta ime është simbolike, e qetë dhe paqësore – por mesazhi është real: Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur”, shkruan Arianit Koci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026